NASA: 2020 ishte viti më i nxehtë

NASA: 2020 ishte viti më i nxehtë

Viti i kaluar ishte me një diferencë të ngushtë më i nxehti i regjistruar ndonjëherë, krahasuar me vitin 2016, pohon NASA, karakterizuar me krizën e klimës që shënoi vitin 2020 përmes rritjes së temperaturave, uraganeve të mëdha dhe zjarreve të papara, raporton theGuardian.

Temperatura mesatare globale e tokës dhe oqeanit në vitin 2020 ishte më e larta e matur ndonjëherë, njoftoi Nasa, duke hequr rekordin e mëparshëm të vendosur në 2016.

2020-a ”po lufton” me 2016-n për rekordin e vitit më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë globalisht, me një temperaturë mesatare të sipërfaqes që tejkalon atë të periudhës së referencës me 1,02 gradë mes viteve 1950-80.

”Diferenca statistikore midis viteve është minimale, por ajo që ka rëndësi”, shpjegon drejtori i GISS Gavin Schmidt, “është tendenca afatgjatë. Shtatë vitet e fundit kanë qenë më të nxehtat e regjistruara, duke karakterizuar kështu trendin dramatik të ngrohjes në progres”.

“Mungesa e një asistence të ngjashme këtë vit tregon se klima vazhdon të ngrohet nga gazrat serrë”, shtoi ai.

Ekzistojnë dy fenomene që kanë prekur më shumë temperaturat e vitit 2020: zjarret në Australi dhe pandemia Covid-19.

Zjarret që shënuan gjysmën e parë të vitit 2020 prodhuan aq shumë tym sa ulën rrezatimin diellor dhe ftohën pak atmosferën.

Përkundrazi, bllokimet e ndryshme të vendosura në të gjithë botën nga pandemia kanë zvogëluar grimcat e atmosferës në shumë rajone, duke lejuar më shumë rrezet e diellit të arrijnë në sipërfaqen e Tokës: kjo do të kishte rezultuar në ngrohje të vogël, por potencialisht të konsiderueshme. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy