Kryeministri Edi Rama ka detajuar bonusin e bebeve dhe përfitimet që do të kenë familjet për fëmijën e parë, të dytë dhe të tretë.
Kreu i qeverisë thotë se bonusi i bebeve është e një mbështetje të re mujore për familjet shqiptare ku nga 1 korriku 2027, për çdo fëmijë të lindur do të jepen për 5 vite
5000 lekë/muaj për fëmijën e parë, ose 300 mijë lekë në 5 vite
7000 lekë/muaj për fëmijën e dytë, ose 420 mijë lekë në 5 vite
10000 lekë/muaj për fëmijën e tretë, ose 600 mijë lekë në 5 vite



