Murtaja te bagëtitë, shtohen kontrollet në Lezhë/ Verifikohen fermat në Zadrimë, ndalohet lëvizja e kafshëve

Murtaja te bagëtitë, shtohen kontrollet në Lezhë/ Verifikohen fermat në Zadrimë, ndalohet lëvizja e kafshëve

 

Shfaqja e murtajës te bagëtitë në disa zona të Shqipërisë ka vënë në lëvizje institucionet përgjegjëse në Qarkun e Lezhës.

 

 Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ngritur pika kontrolli në akset kryesore rrugore, si masë parandaluese për të frenuar përhapjen e sëmundjes.

 

Njëkohësisht, po ushtrohen kontrolle të imtësishme në të gjitha fermat e zonës së Zadrimës. 

Fermerëve u është kërkuar të shmangin lëvizjen e bagëtive, si edhe frekuentimin e pazarit të Milotit deri në një njoftim të dytë.

 

Në Qarkun e Lezhës janë kryer analiza për disa raste të dyshuara, por rezultatet kanë dalë negative dhe deri tani nuk është konfirmuar asnjë vatër e murtajës.

 

Megjithatë, autoritetet veterinare bëjnë me dije se vigjilenca mbetet në nivel maksimal për të parandaluar çdo përhapje të mundshme të sëmundjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy