Pavarësisht se niveli i papunësisë është drejt rënies, raporti javor vazhdon të shënojë mbi 1 milion persona të papunë. Rimëkëmbja ekonomike duket e largët.
Shumica e shteteve filluan të eksperimentojnë me plane të ndryshme të rihapjes në maj dhe qershor, duke lejuar bizneset të nisin aktivitetin, shpesh nën udhëzime të rrepta dhe duke sjellë lehtësim për disa punëtorë që ishin pushuar nga puna.
Javën e kaluar, raporti mujor i Punëve të Departamentit të Punës zbuloi se 4.8 milion vende pune u hapën në qershor - numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë.
Shkalla e papunësisë është 11.1%, krahasuar me 13.3% në maj.
Por gjatë javëve të fundit, një pjesë e shteteve kanë treguar një shifër alarmante të rasteve të reja.
SHBA, këtë javë shënoi 130 mijë viktima për shkak të virusit, duke kapur shifrën më të lartë se çdo vend tjetër në botë.
Dr Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive të SHBA-së, tha në fillim të kësaj jave se shtetet dhe qytetet u rihapën shumë shpejt, duke shkaktuar një numër rekord rastesh të reja.
Në përgjigje të rritjes së shpejtë të rasteve, shtetet si Florida, Kalifornia dhe Teksasi kanë mbyllur edhe një herë bizneset, veçanërisht baret dhe restorantet. /The Guardian



