Hapja e kufijve, ambasadorja shqiptare për MCN: Ende  fluks i ulët në pikat me Greqinë

Hapja e kufijve, ambasadorja shqiptare për MCN: Ende fluks i ulët në pikat me Greqinë

Nga dita e sotme Greqia hapi kufinjtë për qytetarët shqiptarë me pasaporta që dëshirojnë të vijnë në Greqi si turistë ose të bëjnë vizitë deri në 90 ditë.

Lidhur me këtë ambasadorja e Shqipërisë në Athinë, Luela Hajdaraga, tha përmes skype me edicionin e lajmeve në MCN Tv, se Greqia është nga vendet e para që ka marrë këtë vendim, me qëllim ruajtjen e sigurisë shëndetësore të .

“Greqia është ndër vendet e para që ka marrë këtë vendim, së bashku me ruajtjen e sigurisë shëndetësore dhe atyre me leje qëndrimi të përhershëm. Qytetarët që do të udhëtojnë drejt Greqisë duhen të jetë të pajisur me disa dokumente covid, sic janë:  Të kenë plotësuar PLF, të kenë bërë të dy vaksinat dhe të kenë kaluar 14 ditë nga data e vaksinës së fundit, në rast se nuk kanë vaksinë do duhen të ketë me vete test RT-PRC të bërë 24 deri në 72 orë përpara udhëtimit ose RAPID TEST të bërë deri në 48 orë përpara udhëtimitsi ose një vërtetim se personi e ka kaluar sëmundjen e Covid/diagnozë pozitive, nëpërmjet PCR ose rapid test të 2 deri 9 muajve më parë.”

Me gjithë këtë, është ende në fuqi ende numri i kufizuar i shtetasve që kalojnë kufirin. Porse cilat janë rastet kur një person nuk lejohet të kalojë kufirin, znj, Hajdaraga, i numëroi:

“Sa i takon kalimit në pikat kufitare fluksi është i ulët dhe nuk ka pasur probleme, jemi në kontakt me autoritetet greke dhe me Konsulatën shqiptare në Janinë. Lejohen të kalojnë personat me pasaportë vetëm nga Kakavia (1500 veta në ditë) , Qafë Bota (250 veta në ditë) dhe aeroporti Nën Tereza. Nga pika kufitare e Kapshticës lejohen vetëm punëtorë sezonal (400 veta në ditë).

Hajdaraga, konsideron se vendimi për hapjen e kufirit, erdhi pas disa konsultimesh të cilat nga ana e Amasadës janë punuar prej kohësh, porse sipas saj, ka nidhkuar në masë të madhe edhe situate e sigurtë epidimiologjike dhe vaksinimi në masë i popullsisë në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy