
Një shembje gurësh ka ndodhur mbrëmjen e kaluar gjatë mesnatës në aksin rrugor Pukë-Fushë Arrëz, në afërsi të kroit të Zojës.
Si pasojë e rrëshqitjes së dherave në këtë segment rrugor është tërësisht i bllokuar sa i përket qarkullimin e automjeteve.
Në vendngjarje ndodhen ekipet e menaxhimit të situatës, të cilat po punojnë për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit sa më shpejt të jetë e mundur.



