
Vaksinimi masiv në vend, sipas kryeministrit Edi Rama, ka ecur me ritme të shpejta. Që nga fillimi i kësaj fushate, sipas njoftimit të kryeministrit Rama, i cili ka publikuar shifrën në total, janë regjistruar 950 000 vaksinime antikovid në vend.
Procesi i vaksinimit masiv po vijon në të gjithë vendin me kalendar të kombinuar, për qytetarët +50 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.
Vaksinimi po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.
Ndërkohë dje dhe sot në vend vijojnë “Ditët e hapura” të vaksinimit masiv antikovid, për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç në të gjithë vendin.



