Pakistan, rrëzohet avioni me 100 pasagjerë në bord

Pakistan, rrëzohet avioni me 100 pasagjerë në bord

Një avion me mbi 100 pasagjerë në bord të premten është rrëzuar në qytetin e Karaçit në jug të Pakistanit.

Televizioni kombëtar raportoi se avioni pakistanez Airbus A-320 kishte rënë në një zonë banimi.

Avioni u rrëzua në Karaçi. Ne jemi duke u munduar të mësojmë numrin e saktë të viktimave, fillimisht na është bërë me dije se 99 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit kanë humbur jetën”, tha Abdul Sattar Khokhar, zëdhënësi i Autoritetit të Aviacionit Civil.

Avioni ishte nisur nga Lahore për në aeroportin ndërkombëtar Jinnah, një nga aeroportet më të ngarkuar të Pakistanit.

Ngjarja u shënua disa ditë pasi Pakistani lejoi fluturimet tregtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy