Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi u ndal sot në një vizitë në një prej marketeve në Durrës për të kontrolluar çmimet.
Gjatë vizitës Ikonomi bëri të ditur se Bordi i Monitorimeve dhe Transparencës së çmimeve, kërkoi që të bëhet kujdes për marzhin e fitimit dhe se disa mund të punojnë me marzh fitimi zero, për të mos rënduar familjet shqiptare.
Qeveria iu ka vënë në dispozicion tregtarëve të këtyre produkteve një fond garancie, që të mos ketë mungesa në treg. Qeveria iu ka ardhur në ndihmë familjeve në të gjithë territorin e vendit, duke vënë në dispozicion një pagesë për familjet në nevojë dhe ato me të ardhura të ulëta, një pagesë për të mbuluar shpenzimet për produktet bazë të shportës, prej 30 mijë lekësh të vjetra në muaj. Qeveria ka vendosur një fond për të kompensuar biletën e urbanit për punonjësit e supermarketeve që lëvizin drejt vendit të punës, çmimi i tyre i biletës nuk do rritet asnjë çast. Edhe për ata që punojnë në supermarkete po u rritet paga minimale 320 mijë lekë të vjetra nga 1 prilli dhe taksa për pagën do të jetë zero.



