
Dita Ndërkombëtare e Përkthimit shënohet çdo 30 shtator, në shumë vende të botës në nderim të përkthyesit të parë të Biblës, i cili konsiderohet si mbrojtës i shenjtë i përkthimit.
Kjo ditë nisi të festohej nga Federata Ndërkombëtare e Përkthimit, që nga viti 1953.
Në vitin 1991, Federata lansoi idenë e njohjes ndërkombëtare të Ditës së Përkthimit për të shprehur solidaritet të komunitetit mbarë botëror të përkthimit, si një përpjekje për të promovuar përkthimin profesional në vende të ndryshme, duke mos u kufizuar vetëm në ato të krishtera.
Pse 30 shtatori është përzgjedhur nga OKB-ja si Dita Ndërkombëtare e Përkthimit?
Sepse 30 shtatori është festa e Shën Jeronimit, përkthyesit të Biblës, i cili konsiderohet edhe si shenjtori mbrojtës i përkthyesve.
Shën Jeronimi ishte një prift nga Italia Verilindore, i cili njihet kryesisht për përpjekjet e tij për të përkthyer pjesën më të madhe të Biblës në latinisht nga dorëshkrimet greke të Dhiatës së Re.
Ai gjithashtu përktheu pjesë të Ungjillit Hebraik në greqisht. Ai ishte me prejardhje ilire dhe gjuha e tij amtare ishte dialekti ilir.
Ai mësoi latinishten në shkollë dhe fliste rrjedhshëm greqishten dhe hebraishten, të cilat i mori nga studimet dhe udhëtimet.
Sipas OKB, vendin e parë e mban novelistja britanike, Agatha Christie me 7 236 përkthime dhe më pas vijojnë Zhyl Vern, shkrimtari francez i letërsisë fantastiko-shkencore me 4 751 përkthime, dramaturgu britanik, William Shakespeare me 4 296 të tilla, të ndjekur nga Enid Blyton, Barbara Cartland, Danielle Steel, Vladimit Iliç Lenin, Hans Cjristian Andersen dhe Stephen King.



