Jep dorëheqjen kryemyftiu që tërhoqi 1 mln euro nga Bashkësia Islame dhe u martua me një grua 50 vite më të re

Jep dorëheqjen kryemyftiu që tërhoqi 1 mln euro nga Bashkësia Islame dhe u martua me një grua 50 vite më të re

Jep dorëheqjen nga posti i Kryemyftiut te Bashkësisë Islame të Maqedonisë së Veriut Sylejman Rexhepi

Përmes një komunikate drejtuar besimtarëve myslimanë, ish kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepi bën të ditur se dorëhiqet nga kreu i BFI-së, post të cilin e mbajti për një kohë të gjatë.

Në dorëheqjen e tij Rexhepi thekson se gjatë gjithë kohës sa ka qenë në krye të BFI ka punuar në ngritjen e arsimit të brezave të rinj dhe se për gjithë punën i përgjegjshëm ndihet para Zotit dhe ligjeve.

Disa veprime të fundit të Rexhepit kishin shkaktuar reagime të shumta në opinion, mes tyre dhe martesa e tij me një grua 50 vite më të re se ai në moshë.

Kurorëzimi i tyre u bë një ditë para festës së Fiter Bajramit dhe sipas mediave maqedonase kjo është martesa e dytë për të.

Katër vite më parë gruaja e Sylejmanit ka ndërruar jetë.

Disa media maqedonase përfshirë edhe 'News33' shkruajten se kryemyftiu në datën 9 maj kishte tërhequr më shumë se 1 milion euro cash nga Bashkësia Islame e Maqedonisë së Veriut, përmes ‘Shparkase Bank’.

Ai nuk kishte dhënë asnjë arsyetim ku do shkonin këto para dhe pse ishin tërhequr.

Në letren e tij Rexhepi shkruan:  Kohëve të fundit në opinion qarkulluan një sërë dezinformatash dhe u zhvillua një fushatë të cilën unë e vlerësoj jocivilizuese që kishin të bëjnë më personalitetin tim e qe hodhën hije mbi aktivitetin dhe angazhimin tim në krye të BFI në RMV.

Si prijës fetar dhe njeri, jam thellësisht i prekur nga kjo fushatë denigruese, por në asnjë çast nuk e kam kontestuar të drejtën e askujt të shpreh mendimin dhe opinionin e vetë, duke u mbështetur në faktin se Gjykatësi i vetëm dhe përfundimtar i veprave dhe veprimeve të çdo njeriu është dhe do të mbetet vetëm Allahu Fuqiplotë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy