Dr Ermanno: Kanceri është kthyer në biznes (VIDEO)

Dr Ermanno: Kanceri është kthyer në biznes (VIDEO)

Dr. Ermanno Leo, kirurg italian i specializuar në kancerin e zorrës së trashë, e cilëson biznes mënyrën sesi trajtohen tumoret.

Në një debat publik me titullin “Kërkimi farmaceutik: biznes apo shpresë”, mbajtur në maj të vitit 2017, dr. Leo thotë se industria farmaceutike shpesh bëhet pengesë për teknikat e reja të trajtimit të tumoreve.

“Kam frikë se kanceri është kthyer në biznes, njësoj si lufta. Kimioterapia nuk është zgjidhja për kancerin”, thekson ai gjatë fjalimit të tij, duke sjellë rastin e Indisë, e cila në vitin 2013 i hoqi gjigantit zviceran të ilaçeve, “Novartis”, patentën për “Glivec”, një ilaç për të sëmurët me kancer.

Dr. Ermano Leo drejton repartin e kirurgjisë kolorektale në Institutin e Tumoreve në Milano dhe jep mësim në Universitetin “La Sapienza”, në Romë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy