Afati i vlefshmërisë së pasaportave të shtetasve shqiptarë, që përfundon brenda vitit 2020, zgjatet deri në datën 31 dhjetor 2020.
Përmes një akti normativ, është vendosur që pasaportat e skaduara të quhen të vlefshme deri në fund të vitit.
Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e djeshme, “një shtesë në ligjin “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, të ndryshuar, duke vendosur që “afati i vlefshmërisë së pasaportave të shtetasve shqiptarë, që përfundon brenda vitit 2020, zgjatet deri në datën 31 dhjetor 2020”.



