21 maji, Dita Ndërkombëtare e Çajit

21 maji, Dita Ndërkombëtare e Çajit

Sot është Dita Ndërkombëtare e Çajit.

Në Dhjetor 2019, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, mbështeti thirrjen nga Grupi Ndërqeveritar mbi çajin dhe shpalli 21 majin si Ditën Ndërkombëtare të Çajit,  duke i bërë thirrje FAO-s të drejtojë respektimin.

Dita synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë socio-ekonomike të sektorit të çajit, si dhe kontributin e saj në arritjen e Axhendës së vitit 2030.

Konsumimi i çajit mund të sjellë përfitime shëndetësore dhe mirëqenie për shkak të efekteve anti-inflamatore, antioksiduese si dhe mund të ndikojë në humbje peshe. Ajo gjithashtu ka një rëndësi kulturore në shumë shoqëri.

Çaji është pija më e konsumuar në botë pas ujit, dhe një burim kryesor i jetesës dhe të ardhurave për miliona familje në vendet në zhvillim.

Me rastin e kësaj dite ja disa fakte interesante rreth tij:

-Çaji është një nga pijet më të vjetra në botë dhe më i popullarizuari pas ujit.

-Kina ka rreth 5000 vjet që pi çaj.

-Plantacionet e çajit sigurojnë punësim për miliona prodhues dhe punëtorë të çajit në të gjithë botën.

-Prodhimi dhe përpunimi i çajit janë ndër 17 Objektivat e Zhvillimit të Vazhdueshëm të OKB-së.

-Industria e çajit ndihmon në luftimin e varfërisë

-Ka shumë përfitime shëndetësore të lidhura me pirjen e çajit. Çaji është një anti-inflamator, një antioksidant dhe çaji i gjebër është më ideali për humbjen e peshës.

-Çaji është një pije e bërë nga bima e Camellia sinesis.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy