Disa famije në Durrës të cilat rrezikojnë t’ju prishen banesat për shkak të projektit TID kanë zhvilluar këtë të enjtë një takim me përfaqësues të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, i cili është investitori i këtij projekti. Ata thonë se sa i takon shqetësimit për kompesimin ata duhet t’i drejtohen Bashkisë së Durrësit si dhe Ministrisë së Kulturës.



