Afganistan/ Pesë persona humbin jetën gjatë një sulmi terrorist në spital

Afganistan/ Pesë persona humbin jetën gjatë një sulmi terrorist në spital

Pesë persona kanë vdekur dhe katër të tjerë janë plagosur të martën gjatë një sulmi terrorist në spitalin e "Mjekëve pa Kufij" në Kabul, Afganistan.  

Mediat lokale raportojnë se një terrorist hyri në spital dhe shpërthej bombën, duke edhe u vetëvrarë.  

Tolo News shkruan se ka pasur dy shpërthime dhe disa të shtëna me armë. Disa anëtarë të stafit mjekësor arritën të shpëtojnë, ndërsa të tjerët u bllokuan së bashku me pacientët e shtruar.

Sulmi u konfirmua edhe nga Ministria e Brendshme afgane. Forcat e sigurisë mbërriten në vendngjarje në zonën e Dasht-e-Barchi.

Mendohet se objektiv i terroristëve mund të ketë qenë zv/ministri i Shëndetësisë, i cili në ato momente po vizitonte mjekët e spitalit.

Disa foto të publikuara në rrjetet sociale tregojnë agjentë të forcave të sigurisë që largojnë pacientët nga mjediset e spitalit, e disa të tjerë dallohen duke larguar foshnjet e porsalindura.

Një raport jozyrtar, bën me dije se tri gra, një fëmijë dhe një agjent i forcave të sigurisë kanë ndërruar jetë.

Talebanët, përmes një njoftimi për shtyp, deklaruan se nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen.

Këta të fundit kanë ndaluar sulmet ndaj trupave ndërkombëtare, por po vazhdojnë betejën me forcat qeveritare, ndërsa ISIS ka vazhduar të rrisë sulmet e tij terroriste përgjatë kësaj periudhe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy