
Në emisionin “Fol” një pedagoge e lëndës së Fizikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës deklaroi se arsimi ka nevojë për para në të gjitha nivelet.
Duke vijuar shpjegimin e saj, ajo tha se nuk është e hijshme dhe dinjitoze që pedagogët të cilësohen me lloj lloj epitetesh dhe i bëri thirrje kryeministrit që të flasë me ta.
Kryeministrit të mendojë si për fëmijët e vet, të mendojë për brezat që vijnë që të mos largohen nga ky vend, Të qëndrojnë dhe të shkollohen këtu. Unë fëmijët e mi i shkolloj jashtë, do doja që ata të vijnë këtu të kontribuojnë këtu. Prandaj jam këtu. Le ta bëjë vettingun me mua, me borxhe me kredi, që fëmija im të arsimohet e të kontribuojë këtu. Nuk është vetëm me Universitetet, edhe me arsimin parauniversitar, zgjidhen me një pompim më të mirë të të ardhurave, arsimi ka nevojë për para në të gjitha nivelet.
Për fizikën vijnë me një nivel të cunguar. Kemi kontakt me studentët, pse duhet të dalë në punë në vitin e 7 ose të tetë. Nëse nuk ka të ardhura për arsimin ne e mbyllim që nesër, ka të ardhura për çdo gjë tjetër vec për arsimin jo. Të etiketohemi me lloj epitetesh nuk është e hijshme dhe dinjitoze. Të investohet tek kërkimi shkencor. Bëjmë thirrje që kryeministri të flasë me ne.



