Dërgohet në spital një prej grave naftëtare, sindikata ndërkombëtare letër Ramës

Dërgohet në spital një prej grave naftëtare, sindikata ndërkombëtare letër Ramës

Një prej grave naftëtare e cila ishte në grevë urie në Ballsh është përkeqësuar dhe është detyruar të ndalë vetësakrifikimin e saj. Për këtë arsye, naftëtarja e quajtur Silva Ferizaj, është dërguar me urgjencë në spitalin e Ballshit ku po merr edhe ndihmën mjekësore.

Ky lajm vjen pak pasi sindikata e naftëtarëve të Shqipërisë publikoi një letër nga Sindikata Ndërkombëtare IndustriALL Global Union drejtuar kryeministrit Rama. Sipas kësaj letre, ata i kërkojnë shtetit shqiptar që të ndërhyjnë sa më parë në zgjidhjen e çështjes së naftëtarëve për pagat e prapambetura si dhe për fillimin e punës.

"Sindikata ndërkombëtare IndustriALL Global Union që përfaqëson miliona punëtorë në sektorët e minierave, energjisë dhe manifakturës, i ka nisur një letër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij që të ndërhyjë në mënyrë që të paguhen pagat e prapambetura të naftëtarëve. Ata i rikujtonë Ramës se edhe pse e kanë kontaktuar për të njëjtën problematikë në muajin prill, nuk ka pasur zhvillime pozitive. Për IndustriAll është e papranueshme situata e krijuar dhe presin zgjidhje të menjëhershme. Naftëtarët e bashkuar kanë për të fituar!" - shkruan sindikata e naftëtarëve në Shqipëri.

Sot është dita e dhjetë e grevës së grave naftëtare, të cilat presin një zgjidhje për pagat e prapambetura si dhe vënien në punë të rafinerisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy