Rikthehen përplasjet në Velipojë, banorët kundër IKMT, policia hedh gazlotsjellës

Rikthehen përplasjet në Velipojë, banorët kundër IKMT, policia hedh gazlotsjellës

Përplasjet u rikthyen sërish këtë pasdite në Velipojë me mbërritjen e policisë dhe IKMT në zonë për të ndërhyrë.

Prishja objekteve u pezullua për disa orë pas ndërhyrjes së kryebashkiakes Ademi, që i kërkoi IKMT të sigurojë urdhër ekzekutimi për të prishur lokalet afër rërës.

Por aksioni i nisur pasdite hasi sërish në rezistencën e banorëve që janë përplasur me policinë.

Kjo e fundit ka hedhur ndaj tyre gaz lotsjellës për t'i shpërndarë. Pati edhe shoqërime nga policia.

Përkundër kësaj fadroma vazhdoi e pashqetësuar duke shembur një nga objektet që kishte planifikuar.

"Komunista, a ju vjen zor," ishin thirrjet e pronarëve të objekteve.

Fadroma më pas u zhvendos te një subjekt i dytë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy