Gazetari Sebastian Zonja thotë në emisionin “Scrolling” në MCN TV, se burime shumë të afërta nga oborri mbretëror thonë se Princi Leka dhe bashkëshortja e tij Elia Zaharia kanë një vit që nuk jetojnë bashkë.
Burimet e mia konfirmojnë se Princi dhe Elia kanë qenë të ndarë më shumë se një vit më parë dhe procedura ligjore ka nisur pak javë më parë.
Shkaku i shtyrjes së divorcit ishte vajza Geraldina, e cila për tu pagëzuar duhet t’i kishte prindërit bashkë.
Zonja shtoi se ka një muaj që kërkesa për divorc ka vajtur në gjykatë dhe negocimi ka qenë i vazhdueshëm për ndarjen e qetë.
Sipas tij thuhet se shkak është bërë fotografja Blerta Celibashi.



