Komunikimi dhe zhvillimi personal gjatë Covid, projekt për të rinjtë e Kamzës

Komunikimi dhe zhvillimi personal gjatë Covid, projekt për të rinjtë e Kamzës

“Përfshirja sociale e të rinjve dhe aksesi në tregun e punës” është projekti i Institutit të Politikave të Qëndrueshme me mbështetjen e GIZ — Proseed (komponenti i Përfshirjes Sociale), që do t’u vijë në ndihmë të rinjve të Kamzës, Paskuqanit dhe Bathores në mënyrë që të aftësohen dhe rivitalizohen, edhe në këtë situatë të pazakontë pandemie.

Në modulin e parë u trajtua media sociale dhe përdorimi saj për t’u socializuar në rrjet por jo vetëm. Media sociale në këto trajnime u trajtua si një burim i rëndësishëm informacioni, ku përveç lidhjes me moshatarët me interesa të përbashkëta, mund të hulumtohej për të ngritur kapacitetet personale dhe profesionale, si dhe mund të shfrytëzohej për të gjetur mënyra se si zhvillohen idetë dhe iniciativat me qëllim promovimin e aftësive individuale. Të rinjtë u informuan për rëndësinë e etikës, privatësisë dhe rëndësinë e përzgjedhjes së burimeve të sigurta të informacionit si dhe u angazhuan në zgjidhje situatash hipotetike.

Ndërsa moduli i dytë u fokusua te zhvillimi personal dhe aftësitë jo teknike, apo “soft skills”. Të rinjtë u njohën me ndryshimin mes aftësive teknike dhe personale, rëndësinë që kanë mënyrat e duhura të komunikimit sidomos në situatën e distancimit fizik nga COVID-19, bashkëpunimin, punën në grup, inisiativat dhe marrjen e vendimeve. Një mënyrë e mirë për ta arritur këtë është pjesëmarrja aktive në aktivitetet e vullnetarizmit dhe në organizata rinore, për të rritur vetëbesimin, për të identifikuar pikat e tyre të forta, si dhe rritjen e përfshirjes qytetare dhe kontributin e tyre në komunitet.

Të rinjtë organizuan vetë një aktivitet, si një pjesë e rëndësishme e projektit, duke u fokusuar te ndërgjegjësimi i banorëve të Kamzës mbi detyrimin dhe dëshirën që të gjithë duhet të kemi për të ricikluar, sidomos në këto kohë ku përdorimi i shpeshtë i maskave dhe dorezave bëjnë që këto mbetje të gjenden shpesh në rrugë dhe jo në koshat përkatës. Të rinjtë informuan banorët edhe mbi rëndësinë e kontributit që jep vetë komuniteti në këtë proçes.

Gjatë aktivitetit u shpërndanë fletëpalosje të prodhuara nga vetë të rinjtë, të cilët aplikuan teknikat e komunikimit dhe qasjes ndaj njërit-tjetrit dhe komunitetit, të trajtuara gjerësisht në trajnimet online.

Edhe pse në Shqipëri ende nuk ka statistika për ndikimin e Covid-19 tek të rinjtë, shqetësuese janë të dhënat e Institutit të Statistikave në Shqipëri (INSTAT) për këtë grupmoshë, sipas të cilit, në 2019 të rinjtë që nuk janë të arsimuar, punësuar apo trajnuar janë 28.9%.

Ndërkohë, sipas një studimi që USAID ka kryer në vitin 2016, papunësia në Bashkinë Kamëz rezulton në nivele të larta: rreth 50% dhe është shumë më e lartë se papunësia mesatare kombëtare: rreth 30%. Shkalla e papunësisë për të rinjtë (moshat 15–24) dhe për gratë është gjithashtu më e lartë se mesatarja kombëtare, përkatësisht për të rinjtë 68.3% kundrejt mesatares kombëtare: 52.9%), dhe për gratë 54.8% përkundrejt mesatares kombëtare 31.4%.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy