
Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë regjistruar 18 raste të reja me Covid-19. Rastet e reja janë evidentuar nga 292 testime të kryera.
Rastet e reja janë të shpërndara si më poshtë:
10 në Tiranë, 3 në Sarandë, nga 1 qytetarë në Lezhë, Durrës, Lushnje, Gjirokastër, Dimal.
Janë 183 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.



