Rektori i universitetit Qirjazi, Gjok Uldedaj thotë se ligji ekzistues u arsimit të lartë ka cenuar autonominë universitare, pasi universitetet kanë ecur më shpejt se sa ligji.
Nga studio e “MCN Informacion” ai deklaroi se dhe në raportin e Komisionit Europian të vitit 2024, është e përcaktuar se Shqipëria ka bërë përparime mesatare në arsimin e lartë që do të thotë ka hapësira për ti dhënë më shumë vizion aftësisë universitare.
Uldedaj shtoi se nuk ka ndryshime mes universiteteve publike dhe private dhe nivelet e akreditimeve, te universitetet publike.
Programet te universitetet private janë trend me tregun e punës, ndërsa në universitetet publike kanë mbetur një kategori programesh të kohëve të mëparshme.
Rishikimi i programeve të universiteteve private është më i shpejtë dhe funksional, se dhe financimi lëviz me shpejtësi.
Ka ndryshuar koncepti për universitetet publike me financim privat, se programet e studimit janë sipas kërkesave të tregut të punës dhe janë më të avancuara.
Lidhur me forumin e mbajtur sot “Arsimi i lartë 2030, Bashkëpunimi Ndëruniversitar”, i organizuar nga Liga e Universiteteve “Gjon Durrahium”, Uldedaj tha se liga ka 12 universitete, dhe ditën e sotme sot ishte forumi për bashkëpunimin ndëruniversitar, ishte audiencë e zgjedhur me praninë e ministres së Arsimit dhe agjencive në këtë ministri.
Ky forum konkludoi me një VKM për lehtësimin e vizave për studentët e huaj. Për ta kthyer Shqipërinë edhe në një destinacion akademik, jo vetëm turistik.



