
Reshjet e para të dëborës dhe breshëri që përfshiu vendin pak më parë, ka krijuar probleme në qarkullim në Rrugën e Arbrit. Mjetet raportohet të jenë bllokuar në hyrje të tunelit të Bypass-it në Qafë Murriz.
Kujtojmë që kalimi në Rrugën e Arbrit u inagurua ditën e sotme, ndërsa nuk kanë munguar të shfaqen as problemet e para. Kjo si pasojë e motit të keq që ka përfshirë vendin.
Në fotot e mëposhte shihen mjetet në radhë, të cilat kanë mbetur të bllokuara në këtë as rrugor.






