FB platformë për dyqane online gjatë krizës së virusit

FB platformë për dyqane online gjatë krizës së virusit

Kompania Facebook po hedh në treg një platformë të blerjeve në internet që lejon kompanitë të krijojnë dyqane online të arritshme përmes Facebook ose Instagram, njoftoi gjiganti i medieve sociale.

”Tregtarët gjithashtu mund të reklamojnë mallrat e tyre përmes blerjeve live, që lejon shitjen e produkteve drejtpërdrejt”, thuhet në Facebook përmes një njoftimi për shtyp.

”Projekti është përshpejtuar për të ndihmuar bizneset e vogla të kapërcejnë krizën e koronavirusit”, deklaroi CEO i Facebook Mark Zuckerberg.

“Shumë biznese të vogla po kalojnë një krizë, ata nuk janë të sigurt se si do të jenë në gjendje të qëndrojnë në këmbë”, tha Zuckerberg, duke shtuar se shumë prej tyre po shkojnë në rrjet për herë të parë.

”Ato do të duhet të paguajnë komisione për shërbime pagese, por aktiviteti kryesor i Facebook do të jetë reklamimi”, shtoi ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy