Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, konfirmon 10 fluturime për ditën e sotme

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, konfirmon 10 fluturime për ditën e sotme

Tirana International Airport ka njoftuar se njoftoi se janë 10 fluturime të konfirmuara për ditën e sotme.

Sipas TIA-s janë konfirmuar për ditën e nesërme fluturimet me kompaninë “Air Albania” në linjat Tiranë – Milano dhe kthim dhe Tiranë – Bolonja dhe kthim.

Me kompaninë “Wizz Air” në linjat Tiranë – Vjenë dhe kthim, Tiranë – Verona dhe kthim, Tiranë – Piza dhe kthim, Tiranë – Budapest dhe kthim, si dhe Tiranë-Londër (Luton) dhe kthim.

Me kompaninë “Pegasus”, në linjën Tiranë -Stamboll dhe kthim dhe me “Air Serbia” në linjën Tiranë – Beograd dhe kthim.

Ndërkohë, dje filloi fluturimi i parë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës drejt Hamburgut operuar nga kompania “Albawings”, një destinacion ky shumë të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Gjermani.

TIA u kërkon pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës. Sipas TIA-s, maskat janë të detyrueshme.⠀⠀

“Nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet e Bashkimit Europian. Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit e Bashkimit Europian”, bën të ditur TIA.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy