Në datat 8 dhe 9 qershor në Itali do të mbahet një referendum me 5 pyetje ku një prej tyre lidhet me afatin e lejes së qëndrimit të emigrantëve shqiptarë. Aktivistja Fjoralba Duma tha në MCN Informacion se ligji për nënshtetësinë është diskriminues për komunitetin shqiptar atje. Ajo tha se nëse miratohen propozimet, ligji i ri do t’u japë mundësi emigrantëve shqiptarë të marrin shtetësinë italiane për një kohë të përgjysmuar në raport me atë që është sot.
Ligji për nënshtetësinë italiane ka 32 vite që nuk ndryshon. Ky ligj është diskriminunes. Shqiptarët duke mos qenë në BE presin mbi 10 vite për të bërë kërkesën. Kjo edhe kur i plotësojnë kushtet. Nëse fiton PO, kjo kohë do të shkurtohet në 5 vite. shqiptarët që janë me leje qëndrimi janë mbi 500 mijë. Nëse ndryshon ligji, do të flasim jo vetëm për të tashmen, por edhe për breza të tjerë.
Unë jam pjesë e shoqatës “Italiani senza cittadinanza”, që e kundërshton këtë ligj përjashtues. Jemi në kontakt me deputetë. Kemi qenë në kontakt me Senatin. Ky referendum është një nismë popullore. Është ndër të paktat mjete të drejtpërdrejta që ka Italia. Kemi mbledhur 637 484 firma, për ta bërë realitet kërkesën për referendum. Jemi në fushatë referendare. Është një nismë madhore që ka përfshirë edhe mbështetje partiake, nga shoqatat etj.



