I shëruari i parë del nga spitali Infektiv, izolim në shtëpi 14 ditë

I shëruari i parë del nga spitali Infektiv, izolim në shtëpi 14 ditë

I shëruari i parë nga koronavirusi ka lënë sot pasdite Spitalin e Infektivit.

Ai do të mbyllet në shtëpi edhe për 14 ditë të tjera dhe do jetë nën vëzhgimin e mjekëve të Infektivit.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për shërimin e dy pacientëve nga koronavirusi, kontakte të pacientit zero.

Në 24 orët e fundit janë shenuar 6 raste të reja duke shkuar në 76 numri i të prekurve me koronavirus.

Në spitalin Infektiv ndodhen aktualisht 37 pacientë të shtruar. 4 prej tyre janë në terapi intensive, në situatë të njëjtë klinike.

Harta e shperndarjes se COVID nuk ka ndryshuar. Ndërsa nga totali i rasteve të konfirmuara, 59% janë meshkuj dhe 41% janë femra.

Mbi 70% e të infektuarve nga ky virus janë lolakizuar në kryeqytet, i ndjekur më pas nga Fieri.

Janë shënuar deri tani dy raste humbje jete.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy