Infektohet me Covid-19 ministri shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Infektohet me Covid-19 ministri shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Ministri shqiptar i Ekonomisë në qeverinë e Maqedonisë së Veriut Kreshnik Bekteshi, ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19.

Lajmin e ka bërë vetë të ditur Bekteshi përmes një postimi në Facebook.

Ai bën me dije se nuk ka simptoma dhe se familjarët e tij kanë rezultuar negativë.

Postimi i Bekteshit në Facebook

Të nderuar miq, familjarë

Dua t’ju njoftoj që edhe përkundër përpjekjeve maksimale dhe respektimit të protokoleve sapo më informuan se kam rezultuar pozitiv me COVID-19, nga testimi i bërë sot paradite.

Fatmirësisht nuk kam asnjë simptomë dhe familjarët në testimin e sotshëm që të gjithë janë negativ.

Duke ju bërë thirrje që të respektojmë protokolet, dëshiroj çdo të mirë për ju dhe familjet tuaja!

Bashkë, edhe me mbështetjen tuaj, do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë!

Shëndet e mbarësi për të gjithë!

Kujtojmë se ditën e djeshme Maqedonia e Veriut shënoi sërish një numër të lartë të rasteve pozitive dhe viktimave nga Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit u raportuan 10 viktima, 137 raste të reja dhe 131 pacientë të shëruar nga COVID.

Referuar statistikave më të fundit në Maqedoninë e Veriut, mësohet se janë regjistruar gjithsej 9,547 raste me COVID-19, prej të cilëve 5,071 janë shëruar, kurse betejën me koronavirusin e kanë humbur 442 pacientë. Për momentin 4,034 raste janë aktive me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy