Dita Botërore e Riciklimit u krijua në vitin 2018 nga Zyra Ndërkombëtare e Riciklimit dhe UNIDO për të ndihmuar në njohjen e rëndësisë që riciklimi luan në ruajtjen e burimeve natyrore dhe sigurimin e të ardhmes së planetit tonë.
Dita Botërore e Riciklimit mbahet më 18 mars çdo vit, për të ndryshuar sjelljen e qeverive, bizneseve, komuniteteve dhe individëve anembanë botës, për të parë mbetjet si burim dhe jo si hedhurinë.
Është një ditë që bota të bashkohet dhe të vendosë planetin në fillim.
Riciklimi është në zemër të Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm të OKB-së, ku i gjithë globi duhet të ndërmarri veprime urgjente.
Ekzistojnë gjashtë burime të mëdha natyrore në planet: ujë, ajër, qymyr, naftë, gaz natyror dhe minerale. Riciklimi është bashkuar me ta, si burimi i shtatë në botë.
Riciklimi (qoftë industrial apo në shtëpi) redukton emetimin e CO2, duke mbrojtur njëkohësisht burimet natyrore të vlefshme të tokës.



