
Ndonjëherë, duket sikur njollosja i ndodh vetëm rrobave tona të preferuara, divaneve apo objekteve të tjera në shtëpi.
Por ka disa mënyra që mund të ndihmojnë për pastrimin e njollave, dhe amvisa Eva Ikonomi, e ftuar në programin e mëngjesit "Zgjohu me MCN", ka disa këshilla për këtë.
Njollat në rroba dhe divane duhen trajtuar menjëherë. Kur veproni menjëherë, është e rëndësishme të përdorni një produkt bashkë me ujë të ftohtë, pasi uji i ngrohtë mund të fiksojë njollën më shumë.
Në rast se njolla ka qëndruar për disa ditë, përdorni gjithmonë ujë të ftohtë, pasi uji i ngrohtë mund të bëjë që njolla të thellohet më shumë në material.
Për divanet e bëra me material stiloplapsi, Ikonomi sugjeron përdorimin e qumështit për heqjen e njollave.
Pasi të aplikoni qumështin, lini të mbulohet njolla për rreth 2-3 orë dhe më pas fshijeni me një copë të pastër mikrofiber.
Ky është një trajtim natyral që nuk dëmton materialin dhe ka efekt të shkëlqyer.
Sigurohuni që të mos përdorni shumë ujë, pasi lëkura është shumë delikate dhe mund të dëmtohet lehtë.
Për lëkurën, qumështi është gjithashtu një zgjidhje e shkëlqyer. Pasi të aplikoni qumështin, lëreni të veprojë për disa orë dhe më pas pastroni me një copë mikrofiber.
Nëse njolla nuk hiqet me qumësht, mund të provoni me alkool izopropil, që mund të gjeni në farmaci. Ky është një produkt shumë efektiv për njollat e bojës dhe shumë të tjera.
Ikonomi këshillon amviset që të shmangin përdormini e limonit te njollat në rroba të bardha.
Për rrobat e bardha, mos përdorni limon, pasi mund t'i dëmtoni materialet dhe t'i bëni më të verdha.
Një alternativë shumë e mirë është përdorimi i peroksidit të hidrogjenit (oksigjenit), që është shumë efikas për heqjen e njollave nga rrobat e bardha.
Në vend të zbutësit të zakonshëm, mund të përdorni uthull të bardhë të distiluar.
Sasia e uthullës që duhet të përdorni varet nga sasia e rrobave që keni në lavatriçe.
Një filxhan kafeje me uthull është i mjaftueshëm për të zbutur rrobat.
Yndyrat në çfarëdolloj rrobe ose gjëje, hiqen me detergjent enësh, dhe pastaj te gjitha futen ne ciklin e larjes ne lavatriçe.



