Osmani propozon 14 prillin, si Ditën e të mbijetuarve të dhunës seksuale

Osmani propozon 14 prillin, si Ditën e të mbijetuarve të dhunës seksuale

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se nga sot, 14 prilli nën patronatin e Presidentes, do të shënohet si Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se në konsulim me Qeverinë e Kosovës do të angazhohen për të ndërmarrë të gjithë hapat e duhur institucional për ta shndërruar 14 prillin në një ditë të shënuar me ligj.

Osmani këto deklarata i ka bërë pas takimit me të mbijetuarën e dhunës seksuale dhe deputeten Vasfije Krasniqi.

“14 prilli për dikë mund të jetë ditë e një përvjetori të rëndësishëm, datë e lindjes, ditë e parë e punës, e për dikë thjeshtë një ditë e zakonshme. Por, për Vasfije Krasniqin mbetet përherë data kur jeta e saj ndryshoi përgjithmonë. Atë ditë të vitit 1999 ajo u rrëmbye me forcë dhe u dhunua në mënyrë barbare nga forcat serbe. Në këtë ditë, barra e luftës për të ka marrë kuptim tjetër, u shtua aq shumë në peshë e u bë përjetësist e pashlyshme”, ka shkruar ajo në Facebook.

Presidentja Osmani, ka thënë se barrën që e bartë Vasfija, sot e mbijetuar e dhunës seksuale në luftë, nuk duhet lejuar që ta bartë e vetme, sepse sipas saj, kjo është plotësisht e padrejtë dhe e papranueshme.

“Ashtu siç e ndau ajo guximshëm dhimbjen, guximin e të vërtetën me ne e me gjithë botën, po ashtu duhet të luftojmë ne krah për krah me të dhe shumë gra e burra të tjerë si ajo, për të treguar të vërtetën e për të kërkuar drejtësi. Por siç Vasfija ia doli të jetojë, të mbijetojë, të triumfojë, shembulli e guximi i saj le të na shërbejnë si udhërrëfyes në kërkimin për drejtësi e në komunikimin me të tjerët për këtë pjesë të historisë sonë. Vasfija nuk është e vetme – as në këtë përjetim, por as edhe në rrugëtimin që ka marrë për sjelljen e dretësisë. Ajo është sot zëri i më shumë se 20000 të mbijetuarve të dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovën tonë. Vasfije, na ke pas, ti dhe të gjithë mbi 20000 të mbijetuar të dhunës seksuale të regjimit barbar serb”, ka thënë Presidentja Osmani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy