Dy të prekur me koronavirus, bashkia Roskovec thirrje urgjente gjithë fshatit: Vetizolohuni

Dy të prekur me koronavirus, bashkia Roskovec thirrje urgjente gjithë fshatit: Vetizolohuni

Bashkia e Roskovecit ka apeluar për izolimin e fshatit Mbërs, pasi dy banorë të këtij fshati kanë dalë pozitiv me Covid-19.

Mësohet se çifti i bashkëshorteve që ka rezultuar pozitiv, kanë pasur kontakte të ngushta me banorët e fshatit.

Çifti i bashkëshortëve  G dhe S Misiraj, i janë nënshtruar testimit për COVID-19 dhe kanë rezultuar pozitiv. Kjo familje ka pasur histori udhëtimi në Itali. Bashkia Roskovec u bën  thirrje urgjente të gjithë banorëve të fshatit Mbërs të vetizolohen, duke qenë se familja Misiraj ka pasur kontakte të ngushta me banorët e fshatit”, citohet nga njoftimi i Bashkisë Roskovec. 

Bashkia u ka bërë thirrje banorëve për qëndrim në shtëpi dhe higjienë maksimale personale për veten dhe të tjerët.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy