
Analisti Ilir Yzeri, thotë se Shqipëria është vend normal dhe po përparon.
Për emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, ai deklaroi se projektohemi si vend mysliman që ka drogë dhe kriminelë.
Këtu nuk vijnë pedagogët e universiteteve, akademikët dhe njerëz nga Hëna. Këtu vijnë njerëzit e thjeshtë që duan të ushqehen mirë dhe të kenë një dhomë ku të flenë.
Këto të dyja u plotësuan, madje me tepri. Atyre iu krijua një mjedis i tillë që e ktheu Tiranën në panair. Zonat më të bukura të Tiranës i kthyen, në panair, në festë.
Më e bukura ishte që morëm edhe plagët e kapitalizmit, dhunën e tifozëve. Edhe ajo më pëlqeu, se ndryshe do dilnim si vend folklorik.
Kjo deklaratë e tij u bë teksa komentonte finalen e Conference League mes ekipit italian të Romës dhe atij holandez të Feyenoord.



