“Gra të dyshimta komunikojnë me fëmijët”, reagon shtetasja iraniane: Lajme të pavërteta dhe akuza pa prova

“Gra të dyshimta komunikojnë me fëmijët”, reagon shtetasja iraniane: Lajme të pavërteta dhe akuza pa prova

Shtetasja iraniane M.G., pjesë e kampit Ashraf 3, ka reaguar pas publikimeve të fundit në media, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe të pabazuara. 

 

Në një letër drejtuar JOQ Albania, ajo hedh poshtë akuzat, duke i konsideruar si shpifje dhe deformim të realitetit. 

 

Sipas saj, lajmet e publikuara kanë cenuar rëndë imazhin dhe dinjitetin e saj.

 

“Ditët e fundit, një portal ka krijuar një valë akuzash dhe vrasjesh të karakterit kundër një banori të Ashraf 3 me emrin (M.G.) duke publikuar lajme krejtësisht të rreme dhe të shtrembëruara. 

 

Këto akuza janë publikuar krejtësisht të pabaza dhe pa prova. Ju tërheq vëmendjen te letra mohuese nga znj. M.G. drejtuar faqes së internetit JOQ që publikoi fillimisht këtë lajm, e cila është bashkëngjitur. 

 

Përveç kësaj, njoftimi i publikuar nga policia shqiptare në këtë drejtim është gjithashtu i rëndësishëm. 

 

Lidhja https://asp.gov.al/reagim-i-policise-se-shtetit-27/”, thuhet në reagimin e saj.

 

Ditën e sotme Policia e Shtetit në një njoftim për mediat reagoi pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, në të cilën pretendohej se disa gra të mbuluara po komunikonin në mënyrë të dyshimtë me të mitur.

 

Sipas njoftimit zyrtar, menjëherë pas publikimit të rastit, strukturat e specializuara nisën verifikimet dhe hetimet përkatëse. Si rezultat, u bë i mundur identifikimi i dy shtetaseve të shfaqura në video, me inicialet M. G. dhe A. G.

 

Dy gratë u shoqëruan më 21 prill 2026 në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ku ndaj tyre u kryen veprimet procedurale përkatëse. Nga verifikimet e deritanishme rezulton se ato janë shtetase iraniane dhe posedojnë leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë për arsye humanitare.

 

Në përfundim të hetimeve paraprake, Policia e Shtetit bën me dije se nuk është konstatuar asnjë veprim i kundërligjshëm nga ana e tyre ndaj të miturve.

 

Autoritetet sigurojnë qytetarët se në këtë rast nuk ekziston asnjë rrezik për sigurinë e të miturve, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për vlerësim dhe ndjekje të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy