104 vite më parë, “Leku” u emërtua si monedhë zyrtare shqiptare

104 vite më parë, “Leku” u emërtua si monedhë zyrtare shqiptare

Sot shënohen 104 vite që nga 16 shkurti i vitit 1922, kur “Lek” u emërtua monedha zyrtare e Shqipërisë.

Sa i përket prejardhjes së emrit, ekzistojnë disa hipoteza.

 Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujton studimet e autorëve italianë të viteve ’30 dhe ’40, sipas të cilave emërtimi “Lek” rrjedh nga emri i krishterë i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu (Aleksandër).

Ndërkohë, hipoteza të tjera sugjerojnë se emërtimi lidhet me Aleksandri i Madh, i njohur ndryshe edhe si Leka i Madh. Sipas diskutimeve parlamentare të vitit 1922, mes propozimeve për emrin e monedhës kanë qenë edhe “Skënder” dhe “Shqipe”.

Deri në vitin 1947, kur u miratua dekretligji përkatës, kartëmonedhat “Frang” qarkullonin paralelisht me njësinë monetare “Lek”.

Në vitin 1926, Banka Kombëtare e Shqipnis hodhi në qarkullim serinë e parë të plotë të monedhave metalike, duke themeluar praktikisht sistemin e ri monetar. Prerjet u strukturuan sipas vlerës dhe metalit, ndërsa emisioni i atij viti i dha monedhës shqiptare një identitet të unifikuar, me standarde të përcaktuara qartë dhe lidhje me kartëmonedhat e para.

Më 14 korrik 1965 u vendos redenominimi i parasë kombëtare. Raporti i këmbimit u përcaktua: 10 lekë të vjetra të emisioneve 1947 dhe 1957 barazoheshin me 1 lek të ri të emisionit 1964, ndërsa 1 lek monedhë barazohej me 100 qindarka.

Zëvendësimi i kartëmonedhave dhe monedhave të vjetra me prerjet e reja u krye në mënyrë të shkallëzuar për të garantuar vijimësinë në qarkullim. Procesi nisi më 15 tetor 1965 dhe përfundoi më 31 dhjetor 1965, pa tronditje administrative apo tregtare.

Megjithëse termi “Lek i ri” kishte funksion të përkohshëm gjatë kalimit teknik, ai mbeti gabimisht në përdorim për dekada, duke shkaktuar shpesh keqkuptime në interpretimin e vlerave monetare.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy