Birësimet në lupën e kontrollit/ Auditi i KLSH zbulon dritëhijet e procesit të birësimeve (VIDEO)

Birësimet në lupën e kontrollit/ Auditi i KLSH zbulon dritëhijet e procesit të birësimeve (VIDEO)

Kontrolli i Lartë i Shtetit deklaron se Ministria e Drejtësisë si institucioni epror i Komitetit Shqiptar të Birësimeve, nuk është angazhuar për interesin më të lartë të fëmijës gjatë procesit të birësimit.

Si kryhen Birësimet në Shqipëri, A ruhet i plotë dokumentacioni, A mbahet një arkiv dhe a arrihet qëllimi i plotë për ti dhënë një shans të dytë fëmijëve?

Këto janë pyetjet dhe arsyet përse Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbarkuar sipas një plani auditimi në zyrat e ministrisë së drejtësisë dhe Komitetit Shqiptar të Birësimeve.

Emisioni “FactCheck” në MCN është ndalur tek raporti prej 67 faqe i auditmit ku nuk mungojnë momentet që ngrenë një alarm për këtë proves.

Ja se çfarë thotë KLSH që në nisje të raportit “Komiteti Shqiptar i Birësimit gjatë fazës së terrenit është treguar i gatshëm dhe i hapur ndaj grupit të auditimit duke vendosur në dispozicion dokumentet e kërkuara sipas afateve të përcaktuara nga grupi i auditimit. Përgjithësisht komunikimi ka qenë korrekt dhe bashkëpunues”.

Ndalur tek Institucioni Epror i Komitetit Shqiptarë të Birësimeve, Ministria e Drejtësisë KLSH thotë  “nuk ka arritur të përmbush plotësisht të gjitha kërkesat për informacion e dokumentacion të grupit të auditimit. MD ka patur vështirësi në identifikimin e strukturave përgjegjëse për monitorimin dhe mbikëqyrjen e KSHB-së, si dhe në gjetjen e dokumentacionit të veprimtarisë së komisionit të miratimit të agjencive të huaja ndërmjetësuese dhe raportimeve të KSHB-së te Ministri. Kjo situatë ka bërë që dokumentacioni dhe informacionet e dorëzuara të mos jenë të plota dhe të vëna në dispozicion në afatin e kërkuar”.

Pyetja kryesore: A kanë garantuar institucionet përgjegjëse interesin më të lartë të fëmijës gjatë procesit të birësimit?

Përgjigja e Audituesve të KLSH është kjo “Institucionet përgjegjëse për birësimin në Shqipëri nuk kanë garantuar zbatimin e bazës ligjore dhe nënligjore në fuqi, si parakusht për mbrojtjen e interesit më të lartë të fëmijës përgjatë procesit të birësimit vendas dhe ndërvendas, duke cenuar procesin e duke mos reflektuar në shkallën më të lartë parimet themelore të sanksionuara në Konventën për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Bashkëpunimin në lidhje me Birësimin Ndërvendas”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy