Uljet më të mëdha të shpenzimeve gjatë pandemisë se koronavirusit kanë ndodhur në vendet me të ardhurat më të larta.
Dikur në restorante bakshishet ishin të larta dhe kjo çonte në rritjen e pagës së punonjësve të tyre.
Siç duket, pandemia ka ndikuar në mënyrë të veçantë në këtë lloj pune; në sektorin e shërbimit, i cili varet drejtpërdrejt nga shpenzimet dhe “tekat” e të pasurve.
NYT, shkruan se ekonomistët e ekipit kërkimor me bazë në Harvard Opportunity Insights vlerësojnë se në tremujorin e fundit, amerikanët më të ardhura të larta kanë qenë përgjegjës për rreth gjysmën e rënies së konsumit gjatë periudhës së pandemisë.
Sipas tyre, një sjellje e tillë nga ata, ka mërzitur punëtorët e shërbimeve me paga të ulëta.
“Një nga gjërat që kjo krizë arriti të zbulojë është fakti se sa e ndërvarur është mirëqenia e njerëzve”, tha Michael Stepner, një ekonomist i Universitetit të Torontos.
Ndërsa pabarazia e të ardhurave është rritur në Amerikë, është e kuptueshme që të ketë edhe pabarazi në konsum.
Kjo do të thotë se kur të pasurit shpenzojnë para, ata ndikojnë më shumë në ekonomi sesa 50 vjet më parë, duke mos marrë parasysh faktin se sot ka edhe shumë punëtorë që varen prej tyre.
Papunësia ka shënuar shifra të larta në zonat e pasura që konsideroheshin veçanërisht imune ndaj recesionit ekonomik për shkak të pandemisë në Amerikë.
Kurse amerikanët me të ardhura të ulëta që jetojnë në zonat e pasura janë goditur shumë. Shpenzimet e tyre u ulën edhe më shumë se sa shpenzimet e punëtorëve me të ardhura më të vogla në zonat më të varfëra.



