Frikë në qiellin e Los Anxhelosit, dy pilotë raportojnë: Po shohim një person që fluturon me një çantë shpine, rreth 300.m larg nesh

Frikë në qiellin e Los Anxhelosit, dy pilotë raportojnë: Po shohim një person që fluturon me një çantë shpine, rreth 300.m larg nesh

Dy pilotë raportuan në kullën e kontrollit se kishin parë një burrë që po fluturonte me një çantë shpine rreth një mijë metra mbi nivelin e detit.

Objekti, i njohur si “jetpack” është i pajisur me një motor me djegie të brendshme dhe që i krijon mundësinë një personi të “fluturojë” në një lartësi deri në një mijë metra.  

Ai, siç tregojnë dy pilotët e linjave ajrore “JetBlue” dhe “American Airlines”, kaloi në një afërsi prej 300 metrash me të dy avionët.

Konfirmimi i një personi me “jetpack” është regjistruar në bisedat mes pilotëve dhe kullës së kontrollit të Aeroportit Ndërkombëtar të Los Anxhelosit.

Ne sapo kaluam një djalë me një çante shpine. Kaloi në anën e majtë, ndoshta rreth 300 jardë (275 m) nga ne”, komunikoi me kullën piloti i “Amerikan Airlines”.

Vetëm disa sekonda më vonë, mesazhi nga piloti i fluturimit tjetër mbërriti në kullën e kontrollit: “Ne sapo shikuam djalin me një çantë shpine në një lartësi rreth 300 metra”. Pastaj një zë i paidendifikuar shtoi: “Këto gjëra ndodhin vetëm në Los Anxhelos”.

Personi që fluturonte me një “jetpack” është konfirmuar gjithashtu edhe nga Administrata Federale e Aviacionit dhe Agjencia Federale Amerikane për Aviacionin Civil, e cila më pas lajmëroi FBI-në.

Mësohet se kanë nisur hetimet për identifikimin e personit që fluturonte më një “jetpack”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy