“Toka në Shkollë”, nis programi më i ri i Ministrisë së Arsimit

“Toka në Shkollë”, nis programi më i ri i Ministrisë së Arsimit

“Toka në Shkollë” është programi më i ri i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, i cili synon lidhjen e nxënësve me tokën, kultivimin e prodhimin bujqësor, përmes mikrofermave e miniserave në mjediset e shkollave.

Ky program ka nisur me Shkollën Speciale “Luigj Gurakuqi”, e cila këtej e tutje do të ketë një miniserë bashkëkohore ku nxënësit e saj me aftësi ndryshe do të mësojnë se si të kultivojnë lule dhe bimë, më mënyrë që në të ardhmen të kenë një profesion që mund ta përdorin pasi të kenë mbaruar shkollën.

E pranishme në ceremoninë simbolike të përurimit të kësaj minisere, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi u shpreh se ky është një model i shkëlqyer dhe kontribut i jashtëzakonshëm, të cilit do t’i referohen për të bërë struktura të ngjashme edhe në shkollat e tjera.

Kushi shtoi se tashmë mbetet që ky ambient të shfrytëzohet dhe të mirëmbahet sa më mirë nga ana e nxënësve dhe mësuesve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy