OBSH për COVID-19: Urgjenca më e rëndë globale që kemi kaluar ndonjëherë

OBSH për COVID-19: Urgjenca më e rëndë globale që kemi kaluar ndonjëherë

Drejtori i përgjithshëm, Tedros Adhanom Ghebreyesus është shprehur se pandemia e koronavirusit është urgjenca më e rëndë globale me të cilën është përballur Organizata Botërore e Shëndetit.

“Vetëm me respektimin e rreptë të masave shëndetësore, duke filluar me mbajtjen e maskave dhe me veçimin shoqëror, bota do ta mundë atë. Aty ku ndiqen këto masa, numri i rasteve me Covid ulët. Aty ku s’respektohen këto masa, rastet rriten”, tha Tedros gjatë një konference virtuale në Gjenevë.

Ndër të tjera, ai përgëzoi për punën e bërë Kanadanë, Kinën, Gjermaninë dhe Korenë e Jugut në lidhje me kontrollin ndaj epidemisë.

Kurse kreu i programit të urgjencave në OBSH, Mike Ryan theksoi se është nevoja që kombet

në të gjithë botën të vazhdojnë me implementimin e masave kufizuese si dhe të distancës fizike.

“Ajo që është e qartë është se presioni ndaj virusit ul numrat e të infektuarve”, tha Ryan.  

Ndërsa Tedros theksoi se përparësi mbetet shpëtimi i jetëve njerëzore.

“Ne duhet të bllokojmë transmetimin, por në të njëjtën kohë duhet të identifikojmë grupet e cenueshme dhe të shpëtojmë jetë njerëzore, duke mbajtur nivelet e vdekjeve nëse është e mundur në zero, nëse jo në minimum,” tha ai, duke përgëzuar Japoninë dhe Australinë në këtë drejtim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy