Të rinjët e FRPD, po zhvillojnë një homazh për viktimat e nga Covid-19 para kryeministrisë.
Të rinjtë kanë ndezur 599 qirinj dhe kanë pasur me vete pankarta ku shkruhej “Homazhe në nder të viktimave të Covid-19”.
Në një tjetër pankartë të të rinjve shkruhej “Sikur të mos mjaftonte sëmundja vrastare, vuajmë nga neglizhenca qeveritare”. Kurse, në një tjetër pankartë shkruhej: “Ndalo vjedhjen, ndihmo shqiptarët”.
Partia Demokratike ka akuzuar në komunikatat për mediat qeverinë se ka keq-menaxhuar pandeminë e koronavirusit dhe për rrjedhojë ka sjellë vdekje të shumë personave nga Covid-19.



