Axhami: 70% e shikueshmërisë së mediave online, nga Facebook dhe Instagram (VIDEO)

Axhami: 70% e shikueshmërisë së mediave online, nga Facebook dhe Instagram (VIDEO)

Pedagogu Mirdaim Axhami thotë se trafiku në një faqe online për të parë domainin, është 60-70% e shikueshmërisë nga rrjetet sociale Facebook dhe Instagram.

Për këtë arsye shpjegoi ai në emisionin MCN Economy, çdo media ka dhe rrjetet sociale, ku lajmet janë përgjithësisht më të shkurtra, ku titujt dhe mënyra e kompozuar të çon drejt lajmit që është i afishuar në faqen e internetit, medias, biznesit etj.

Sa më e madhe të jetë shikueshmëria në këto media, aq më e madhe është dëshira e biznesit për të bërë reklamë por edhe tarifat e këtyre mediave do jenë më të mëdha.

Shikueshmëria e faqes rritet edhe nga përmbajtja që nxjerrin, mënyra se si aksesohet kjo media dhe sa tërheqëse është.

Ka plot raste në biznese që në momentin që e krijojnë faqen e internetit, mendojnë se mbaroi puna aty.

Por jo, pasi kërkon angazhim, përditësim dhe informacion të saktë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy