Vala e të nxehtit ekstrem në Europën Jugore/ Bie me 10% numri i turistëve

Vala e të nxehtit ekstrem në Europën Jugore/ Bie me 10% numri i turistëve

Teksa bota po përjeton korrikun më të nxehtë në qindra vite dhe miliona njerëz anë e kënd saj po luftojnë me temperaturat rekord, Mesdheu tashme po përballet edhe me numrin gjithnjë e në ulje të vizitoreve. Tradicionalisht turistet që deri ketë vere zgjidhnin Europën Jugore veçanërisht shtete si Italia, Greqia, Spanja, Kroacia për diellin dhe temperaturat e tyre te larta aktualisht po i drejtohen pjesës veriore te kontinentit. Sipas Komisionit Europian të Udhëtimit numri i njerëzve qe pritet të udhëtojnë në rajonin e Mesdheut nga qershori deri në nëntor është ulur tashmë me 10% krahasuar me një vit me pare. Një nder vendet më të prekura nga rënia e numrit të turistëve është Spanja. "Njerëzit presin deri në momentin e fundit për të parë jo se ku do të bjerë shi, por ku do të shënohen ato temperatura ekstreme, në mënyrë që të përshtaten”, tha Miguel Mirones, president i institutit spanjoll për cilësinë e turizmit. Greqia është një tjetër shtet qe po përballet me temperatura ekstremisht të larta e për pasojë edhe me një sërë zjarresh në perëndim të Athinës të cilat vijojnë të jenë jashtë kontrollit të autoriteteve. Këto zjarre kane shkatërruar mbi 100 banesa dhe biznese duke detyruar shume banore te evakuohen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy