Historia e blogeres librazhdiote në SHBA dhe martesa me djalin nga Pakistani/ Khan: Ushqimi, ura lidhëse mes nesh

Historia e blogeres librazhdiote në SHBA dhe martesa me djalin nga Pakistani/ Khan: Ushqimi, ura lidhëse mes nesh

Blogerja Sonila Cota Khan në  një lidhje skype në ‘Zgjohu me MCN’ ka rrëfyer për historinë e saj kohën kur ajo u zhvendos nga Shqipëria në Amerikë.

Ajo tregon se ka mbaruar kohën për IT dhe gjatë kohës kur punonte është njohur dhe me bashkëshortin e saj, djalin nga Pakistani me të cilin sot është e martuar dhe janë prindër të dy fëmijëve.

Sonila shprehet se ka pasion të madh dhe për gatimin  dhe se ushqimi ka qenë një nga urat lidhëse për të dhe bashkëshortin e saj.

Drupal Ad

 

 

 

Kam mbaruar shkollën e lartë për IT, mbarova para dy vitesh dhe u diplomova. Unë u largova në 2007 nga Shqipëria dhe ishte dëshira ime që e vogël të shkoja në Amerikë. Vitet e para ishin shumë të vështira kur kam ardhur këtu, çdo gjë është ndryshe nga ajo që ne parashikojmë. Jeta këtu është e vështirë dhe jo ajo që ne ëndërrojmë si një bahçe me lule.

Puna dhe gjuha nuk ishin problem, por mungesa e shoqërisë, komunikimi në shqip ishte ajo që ta bënte më të vështirë. Ke shumë mundësi për punë dhe përparim këtu, por kur largohesh ndjen më shumë mungesën e vendit tënd.

Fillimi ishte shumë i vështirë sepse jo vetëm gjuha dhe studimet, u futa në kolegj, punoja part-time kisha një jetë të angazhuar, pastaj u bëra nënë, pra ishte një kohë e vështirë por ja dola mbanë.

Oas ishte nga Pakistani e kam njohur në punë. Unë punoja aty si menaxhere dhe ai ishte shefi im. Ai është njeri i dashur, i çiltër, familjar dhe shumë i respektueshëm dhe ajo më tërhoqi më tepër tek ai. Gjithçka ka nisur përmes shoqërimit dhe njohjes me njeri tjetrin, mënyra ime e gatimit ka qenë ajo që e ka tërhequr më tepër tek unë, por dhe ai vetë gatuan shumë mirë.

Fillimisht më shumë i trembesha ndryshimit të kulturave, por ai i ka lënë mbresa shumë pozitive prindërve të mi dhe e pëlqyen atë dhe sot jemi prindër të dy fëmijëve të cilët e kanë bërë këtë lidhje dhe më të fortë dhe të shtrenjtë për ne.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy