Reshjet rëndojnë situatën në Maliq, rrezikon çarja e argjinaturës së lumit në Sheqeras

Reshjet rëndojnë situatën në Maliq, rrezikon çarja e argjinaturës së lumit në Sheqeras

Një situatë e rënduar raportohet në fshatin Sheqeras të Maliqit, nga reshjet e dendura të shiut. 

 

Mësohet se fshati ka rrezik për tu përmbytur pasi rrezikohet të çahet argjinatura e lumit dytësor që vjen nga fshatrat Orman dhe Pojan. 

 

Prurjet e shumta të ujit kanë sjellë një problematikë të madhe për banorët e fshatit, ndërsa në terren ndodhet kryetari i bashkisë Maliq Gëzim Topçiu, policia e shtetit dhe dhjetëra forca të emergjencave dhe zjarrfikëses. 

 

Krahas këtij problemi, mësohet nga banorët se janë përmbytur edhe tokat bujqësore dhe brenda në fshat ka patur edhe banesa ku është futur uji në oborre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy