Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nënshkruar një marrëveshje me kompanitë Pfizer dhe BioNtech për sigurimin e 100 milionë vaksinave kundër Covid-19.
Qeveria do të paguajë fillimisht 1,95 miliardë dollarë dhe më pas mund të porosisë edhe 500 milionë doza të tjera.
Sasia fillestare prej 100 milionë dozash do të jetë në dispozicion të qytetarëve amerikanë falas.
“Ne kemi qenë të angazhuar të bëjmë të pamundurën për të prodhur në kohë rekord një vaksinë të sigurt dhe efektive”, shprehet Dr. Albert Bourla, drejtor dhe CEO i Pfizer.
Johnson&Johnson, Moderna dhe AstraZeneca janë kompanitë e tjera që po punojnë paralelisht që vaksinat e tyre të jenë gati deri në fund të këtij viti.
Qytetarët amerikanë shfaqin skepticizëm dhe shqetësim për sigurinë e vaksinave.
Një studim i fundit tregoi se 30% e vendit ishin të vendosur që nuk do të pranojnë kryerjen e vaksinës.



