Nga nëntori ndalohet për pesë muaj peshkimi i koranit në liqenin e Ohrit

Nga nëntori ndalohet për pesë muaj peshkimi i koranit në liqenin e Ohrit

Nga data 11 nëntor 2020 deri më 1 mars 2021, do të ndalohet peshkimi i koranit në liqenin e Ohrit.

Urdhri i Ministrisë të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është botuar në Fletoren Zyrtare dhe “përcakton se çdo mjet gjuetie peshku i kapur nga organet e monitorimit dhe kontrollit gjatë kohës së ndalimit të gjuetisë së peshkut, të sekuestrohet”.

Në këto 5 muaj do të lejohet vetëm peshkimi i riprodhuesve të koranit për qëllime të grumbullimit të vezëve deri në 200 kg, të cilat do të shtrohen për inkubim në impiantet e Qendrës së Prodhimit të Rasateve të Koranit në fshatin Lin të Pogradecit. Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës (DSHPA) të koordinojë veprimtarinë organizative, teknike dhe financiare me Qendrën e Prodhimit të Rasateve të Koranit në fshatin Lin të Pogradecit, për gatishmërinë e marrjes së vezëve të koranit, shtrimit dhe trajtimit të tyre për inkubim.

“Peshku pas marrjes së materialit biologjik për riprodhim, do të peshohet dhe pas markimit do të lëshohet i gjallë në vendet e përshtatshme në liqen. Peshimi, markimi e lëshimi i riprodhuesve të koranit, do të kryhet në prani të komisionit në përbërje të cilit do të jenë përfaqësues nga DSHPA-ja, OMP Pogradec, Qendra e Rritjes së Rasateve të Koranit, si dhe të Projektit GEF–SGP që do të mbulojë shpenzimet financiare të pagesës së riprodhuesve të lëshuar në liqen. Ndërsa shpenzimet e pagesës së materialit biologjik (vezëve), karburantit që shpenzohet për grumbullimin dhe transportimin e vezëve të koranit dhe shpenzimet e tjera që kanë të bëjnë me këtë aktivitet do të mbulohen nga buxheti i DSHPA-së”, bëhet e ditur në urdhrin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Për ndalimin e gjuetisë të koranit në liqenit e Ohrit Ministria e Bujqësisë ka kërkuar edhe bashkëpunimin me strukturat e qeverisjes vendore Pogradec, Komisariatin e Policisë, Policinë Tatimore, Drejtorinë Rajonale të AKU-së Korçë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy