U dëmtuan nga tërmeti, prishen disa godina në Lezhë

U dëmtuan nga tërmeti, prishen disa godina në Lezhë

Në qytetin e Lezhës gjatë ditës së sotme kanë nisur punimet për shembjen e banesave që u dëmtuan nga tërmeti i një viti më parë, më 26 nëntor.

Konvikti i shkollës profesionale “Kolin Gjoka” ishte godina e parë që u shemb e më pas do të shembej shkolla “Gjergj Kastrioti” dhe pallatet në lagjen “Gurra” e “Besëlidhja”. Paralelisht me shembjet po bëhet dhe largimi i inerteve për t’i hapur rrugë rindërtimit.

Nënkryetari i Bashkisë Lezhë, Ermal Pacaj është shprehur se ndërhyrje do të ketë edhe në 72 pallate të cilët kanë pësuar dëmtime nga tërmeti, por nuk janë klasifikuar për t’u shembur.

Kujtojmë që tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar dëmtoi 11 objekte, të cilat do të rindërtohen nga e para, ndërsa pësuan dëmtime qindra banesa private.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy