E gjithë vëmendja e politikës botërore për rreth 90 minuta do të jetë në Kleveland, Ohajo ku do të zhvillohet debati i parë presidencial mes kreut të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump dhe kandidatit demokrat, Joe Biden.
Komisioni për debatin presidencial ka bërë me dije se temat kryesore ku do të fokusohen dy garuesit për president të SHBA-së janë Gjykata e Lartë, pandemia Cocvid-19, ekonomia dhe dhuna që ka shpërthyer në shumë qytete.
Secila çështje do të ketë 15 minuta në dispozicion, ndërsa kandidatët do të kenë 2 minuta kohë për t’u përgjigjur.
Debatet presidenciale cilësohen element të rëndësishëm të fushatës zgjedhore të cilat mund të parashikojnë edhe se cili kandidat do të fitoje zgjedhjet presidenciale të cilat do zhvillohen më 3 nëntor.



